Sot në hapsirat e Sekretariatit për çështje Evropiane drejtori Endrin Kadriu mori pjesë në takimin e organizuar nga zv.kryeministri për çeshtje Evropjane Bojan Mariçiç.
Në takim morën pjese përfaqësues edhe nga Agjencioni për Komunikime Elektronike, A1, Telekom, Zyra kombëtare kompetente për broadband dhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi, dhe informimi për tarifat e roaming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me Bashkimin Evropian, si dhe WiFi lokacionet në hapësirat publike në Ballkanin Perëndimor, si nismë e Komisionit Evropian në kuadër të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor.