
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtori i Radiodifuzionit Nacional Endrin Kadriu realizoi takime të rëndësishme me kongresmen amerikan e ndër ta drejtori Kadriu takoi kongresmenin Pete Sessions, i cili përfaqëson distriktin kongresional të 17-të të Teksasit.
Temë diskutimi me zotri Sessions ishte se si të arihet më shumë progres për shoqërinë dhe vendin tonë në veçanti.
Drejtori Kadriu e falenderoi kongresmenin amerikan dhe e siguroi atë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet aleati kryesor dhe do të mbetet e pacënuar edhe në vazhdim.