Sektori i telekomunikacionit i përfshin njësitë e mëposhtme::
Njësia e multimedias dhe monitorimit
– REPARTI I PAJISJEVE TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE TË MATJEVE
– REPARTI I MULTIMEDIAS VOIP DHE SOFTUERIT
NJËSIA E RRJETIT TË TELEKOMUNIKACIONIT
– REPARTI I LIDHJEVE ME MIKROVALË
– OBJEKTI RADIODIFUZUES BORULA
Në Njësinë e multimedias dhe të monitorimit kryhet kontroll dhe monitorim i gjithë rrjetit shpërndarës dhe transmetues të NP RDN, si dhe përpunimi i sinjaleve audio-vizuale që vijnë dhe shkojnë drejt përdoruesve.
Organizimi dhe kryerja e mirëmbajtjes dhe riparimit të vazhdueshëm pajisjeve, aparaturave dhe sistemeve elektronike, lokalizimi dhe eliminimi i defekteve të pajisjeve dhe aparaturave.
Njësia bën mbikëqyrjen gjatë instalimit të pajisjeve, aparaturave dhe sistemeve.
Kujdeset për përdorimin e duhur të pronës dhe burimeve të punës brenda njësisë.
Për punën ditore përgatit raporte dhe i dorëzon te të gjithë sektorët teknikë.
• Gjithashtu kujdeset për dy segmente kyç në sistemin e NP RDN. Njëra është për pajisjet e përpunimit në gjithë rrjetin e NP RDN. Këtë e mirëmban, kryen gjetjet e defekteve dhe riparimin e aparaturave elektronike dhe bën konfigurimin e multipleksit programor. Segmenti i dytë është telefonia VOIP, e mbuluar tërësisht nga NP RDN. Telefonia paraqet një hallkë të rëndësishme në komunikimin e të gjithë punonjësve në kompani për mbarëvajtjen e procesit teknologjik, shkëmbimin e informacionit për gjendjen aktuale të rrjetit. Prandaj, ky segment siguron funksionimin pa probleme të sistemit VOIP, mirëmbajtjen dhe riparimin në kohë të pajisjeve dhe aparaturave elektronike.
Në njësinë e rrjeteve të telekomunikacionit bëhet kujdes për pajisjet mikrovalore në rrjetin e NP RDN, si dhe aparaturat që ofrojnë rrjete telekomunikacioni dhe lidhje me përdoruesit.
Njësia bën instalimet e pajisjeve, aparaturave dhe sistemeve.
Në fushëveprimin e vet kryen mirëmbajtjen dhe riparimin e vazhdueshëm të aparaturave elektronike, respektivisht lokalizon dhe eliminon defektet në lidhjet mikrovalore.
Kujdeset për përdorimin e duhur të pronës dhe burimeve të punës.
Përgatit specifikimet teknike për procedurat e tenderimit për prokurimin e pajisjeve të telekomunikacionit.