Historiku

"NP Radiodifuzioni Nacional - Shkup" (në tekstin e mëtejmë: RDN) është ndërmarrje publike e themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ligjin e Themelimit të Ndërmarrjes Publike "Radiodifuzioni i Maqedonisë", i miratuar më 28.1.1998. RDN, është operator publik i radiodifuzionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse funksionimi i tij është i rregulluar me Ligjin e Themelimit të Ndërmarrjes Publike "Radiodifuzioni i Maqedonisë", Ligjin e Komunikimeve Elektronike, Ligjin e Veprimtarisë së Radiodifuzionit, si dhe me statutin e ndërmarrjes. Ndërmarrja publike kujdeset për sigurimin, dëgjueshmërinë dhe shikueshmërinë optimale të programeve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që transmetohen nëpërmjet rrjetit themelor të radiodifuzionit.