Sektori i çështjeve ekonomike

Sektori i çështjeve ekonomike i përmban këto seksione:

  • Seksioni i financave dhe i kontabilitetit

  • Seksioni i punëve komerciale

  • Seksioni i prokurimit publik

Aktivitetet kryesore të Sektorit të çështjeve ekonomike janë:

  1. Përcjellja dhe pranimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga sfera e kontabilitetit, punës financiare prokurimeve publike:

  2. Planifikimi dhe përcjellja e realizimit të pozicioneve të planit;

  3. Menaxhimi, përcjellja dhe kontrolli i mjeteve dhe lëvizjes së mjeteve, burimet e mjeteve në NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup, të përcaktuara me Programin vjetor për punë dhe zhvillim;

  4. Evidenca, pagesa e kërkesave dhe pagimi i obligimeve;

  5. Realizimi i prokurimeve publike;

  6. Informimi i brendshëm në kuadër të sipërmarrjes dhe i jashtëm ndaj institucioneve kompetente.

Planifikimi i punës

Baza e planifikimit të punës në NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup janë planet për punë për vitin e ardhshëm.

Dokumenti bazë i planit në të cilin janë definuar mjetet e domosdoshme për realizimin e planeve për punë dhe resurset e nevojshme njerëzore të cilat i realizojnë obligimet e Programit vjetor për punë dhe zhvillim në NP Radiodifuzioni Nacional. Përpilimi i Programit vjetor për punë dhe zhvillim i bazuar në propozime me disa etapa, harmonizimi dhe përcaktimi i nevojës së sektorëve në RDN, me version përfundimtar në nivel të RDN. RDN përpilon edhe plane të tjera të dokumentacionit, që janë në pajtim me rregullativën e kësaj sfere.