Broadband

Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka për obligim që t'i harmonizojë politikat nacionale për zhvillimin e komunikimeve elektronike me politikat e BE-së, dhe në këtë drejtim, paraqitet obligimi për të miratuar Planin Nacional Operativ Broadband (PNOB), i cili do të harmonizohet me qëllimet strategjike të nismës "Digital Agenda for Europe" të Europës - të BE-së, si strategji patronazh për zhvillimin e shoqërisë informatike të vitit 2010 dhe strategjia Towards a Europen Gigabit Society për 2025 të BE-së nga viti 2016-të.

Plani Nacional Operacional Broadband si pasardhës i Strategjisë nacionale për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të internetit me kapacitet të madh, përcakton objektivat nacionale broadband që duhet të arrihen në periudhën e ardhshme dhe përcakton masat dhe aktivitetet për arritjen e tyre.

PNOB FOKUSOHET NË KËTO ANEKSE:

ANEKS 1: OBJEKTIVAT BROADBAND TË BE-SË

ANEKS 2: SKICIMI I KRYER

ANEKS 3: PËRZGJEDHJA E INFRASTRUKTURËS BROADBAND

ANEKS 4: PËRZGJEDHJA E MODELIT TË INVESTIMIT

ANEKS 5: PËRZGJEDHJA E MODELIT TË BIZNESIT

ANEKS 6: SHFRYTËZIMI I NDIHMËS SHTETËRORE PËR ZHVILLIMIN E RRJETIT BROADBAND

MASAT DHE AKTIVITETET PËR ARRITJEN E OBJEKTIVAVE NACIONALE BROADBAND:

  1. SHFRYTËZIMI I NDIHMËS SHTETËRORE

  2. MASA SHTESË PËR NXITJEN E SHFRYTËZIMIT TË QASJES NË INTERNET ULTRA TË SHPEJTË

  3. KORNIZË MË TË MIRË LIGJORE DHE RREGULLIM

  4. PLAN PËR ZBATIMIN DHE ZHVILLIMIN E 5G-SË

Duke marrë parasysh këtë, organi publik që do të jetë përgjegjës për zbatimin e ndihmës shtetërore, përkatësisht që do të ndërtojë dhe do të menaxhojë infrastrukturën broadband, e cila më pas do t'u vihet në dispozicion operatorëve në kushte jodiskriminuese dhe transparente, në pajtim me këtë PNOB, do të jetë NP Radiodifuzioni Nacional, kompetencat e së cilës përcaktohen me Ligjin e Themelimit të Radiodifuzionit Nacional.

  •  siguron infrastrukturë optike dhe mjete shoqëruese për nevojat e operatorëve për lidhjen e tyre të agregacionit me rrjetet e qasshme broadband,

  • lidhjen e institucioneve të sektorit publik dhe vendndodhjet për qasje falas në internet Wi-Fi në njësitë e vetëqeverisjes lokale me Rrjetin Nacional Optik Transportues,

  •  sigurimin e rrjeteve broadband të qasshme dhe mjeteve në zonat ku nuk ka interes të mjaftueshëm komercial për të investuar në këtë lloj rrjeti, në mënyrë që operatorët t'i përdorin ato për t'u ofruar qasje broadband shfrytëzuesve përfundimtarë në internet dhe shërbime të tjera.

Me qëllim që t'i përmbushë obligimet e përcaktuara në këtë Plan Operativ Nacional Broadband, NP Radiodifuzioni Nacional i zgjeroi kompetencat dhe i rriti kapacitetet institucionale.