Sektori i zhvillimit dhe i investime i përmban këto seksione:
SEKSIONI I PLANIFIKIMIT, I PROJEKTIMIT DHE I MATJEVE TË PËRHAPJES
– NJËSITI I PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT
– NJËSITI I MATJEVE TË PËRHAPJES DHE KONTROLLIT TË CILËSISË SË SINJALIT
SEKSIONI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE DHE DOKUMENTACIONIT TEKNIK
Plani vjetor i aktiviteteve në seksion
Seksioni i planifikim, i projektimit dhe i matjeve të përhapjes, përpilon: Plan vjetor të aktiviteteve për vitin e ardhshëm (në formë të lirë) dhe e dorëzon te udhëheqësi i Sektorit të zhvillimit dhe të investimeve, i cili më tutje e përcjell te drejtori për miratim. Plani i konsoliduar dhe i miratuar është baza për realizimin e aktiviteteve në vitin e ardhshëm.
Aktivitetet e seksionit të planifikimit, projektimit dhe i matjeve të përhapjes:
Aktivitetet e matjes së përhapjes;
Projektimi i lidhjeve të reja të telekomunikacionit;
Projektimi i objektit të ri të radiodifuzionit;
Inicimi i matjeve.
Matjet e përhapjes mund të jenë të iniciuara për shkak të:
Realizimit dhe përfundimit të objektit të ri RD;
Në pajtim me planin vjetor për matje;
Procesverbalit për parregullsitë e konstatuara nga ana e AKE;
Kërkesës nga Këshilli i Radiodifuzionit.
Aktivitete kryesore të seksionit të IT-së janë:
Projektimi dhe realizimi i infrastrukturës informatike të harduerit dhe softuerit;
Mirëmbajtje të infrastrukturës informatike të harduerit dhe softuerit:
Arkivimi i të dhënave të rëndësishme të RDN dhe krijimi i kopjeve rezerve të të dhënave (Back up);
Trajnimi dhe përpilimi i udhëzimeve për përdorimin e burimeve;
Administrimi i ueb-faqes;
Përkrahja logjistike IT për shfrytëzuesit e infrastrukturës së IT-së;
Ndarja e privilegjeve;
Shërbime të tjera në punën e RDN në sferën e IT-së.