
Njoftohen shikuesit e shërbimeve televizive të MTV-së nga RDO Vodno se, për shkak të një defekti në pajisjet transmetuese, nuk janë në gjendje t’i ndjekin të njëjtat. Ekipet e NP Radiodifuzioni Kombëtar - Shkup janë të pamundura të ndërhyjnë për sanimin e defektit, për shkak të mospajisjes me Leje për lëvizje të automjeteve të NP Radiodifuzioni Kombëtar - Shkup drejt zonave të ndaluara në Vodno, e cila jepet nga Qyteti i Shkupit. NP Radiodifuzioni Kombëtar disa herë ka kërkuar leje nga Qyteti i Shkupit, por të gjitha Kërkesat e paraqitura janë refuzuar. Shpresojmë që Qyteti i Shkupit do të tregojë mirëkuptim dhe do të krijohen kushte për tejkalimin e situatës së krijuar, me qëllim të realizimit të veprimtarisë ligjore të ndërmarrjes dhe përmbushjes së obligimeve ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.