
NP “Radiodifuzioni Nacional” në bashkëpunim me ZKB-në, MEPSO-në, NP “Infrastruktura e HM-së” dhe me subjekte të tjera, të cilat posedojnë infrastrukturë optike të ndërtuar me mjete publike, përgatiti Analizë të gjendjes ekzistuese të infrastrukturës optike në shtet, të ndërtuar me mjete publike dhe planet e ardhshme për zhvillimin dhe përdorimin e saj, posaçërisht në raport me kabllot optikë dhe fibrat optikë, si dhe nga aspekti i kapaciteteve të disponueshme, si dhe nga aspekti i cilësisë së tyre.
Para fillimit të përgatitjes së Studimit të fizibilitetit të RrNTFO-së, NP RDN-së siguroi platformë për hartëzimin e:
-Listës së institucioneve publike (të grupuara sipas llojit dhe vendit), të cilat do të lidhen me nyjet e rrjetit të RrNTFO-së;
Listës së lokacioneve në të cilën do të sigurohet qasje falas në internetin Wi-Fi në komuna (parqe etj.), të cilat do të lidhen në nyjet e rrjetit të RrNTFO-së
ANALIZA 1:
Në Analizën e 1-rë janë paraqitur propozimet për lokacionet për qasje falas në internetin Wi-Fi, të cilat komunat kanë të drejtë t’i zgjedhin. Si lokacione u ofruan: stacione të autobusëve, stacione hekurudhore, kopshte zoologjike, institucione kulturoro-artistike, institucione arsimore, tregje të hapura, parqe, plazhe, sheshe, hapësira para M3, objekte religjioze, qendra sportivo-rekreative dhe lokacione turistike. Sipas analizës së cilës e bëmë erdhëm në përfundim se janë zgjedhur gjithsej 470 lokacione për qasje falas në internetin Wi-Fi, nga të cilat 1.3% nga komunat i zgjodhën stacionet a autobusëve për lokacion, 2.1% i zgjodhën organizatat shëndetësore, 0.2% kopshtet zoologjike, 5.3% institucionet kulturoro-artistike, 13.2% institucionet arsimore, 1.9% tregjet e hapura, 24.0% parqet, 0.2% plazhet, 20.9% sheshet, 3.6% hapësirat para M3, 4.0% objektet religjioze, 16.2% qendrat sprotivo-rekreative dhe 7.0% lokacionet turistike.
ANALIZA 2:
Në Analizën e 2-të është sqaruar lidhja ekzistuese e internetit të institucioneve publike në nivel lokal (komunal) dhe institucioneve publike në nivel qendror. Nga gjithsej 1137 institucione, të cilat u analizuan, vetëm 16 prej tyre në nivel lokal shfrytëzojnë internet me shpejtësi, e cila është më e madhe se 100 Mbps, 248 institucione në nivel lokal shfrytëzojnë internet me shpejtësi prej 20 Mbps deri në 100 Mbps dhe 722 institucione në nivel lokal shfrytëzojnë internet me shpejtësi shumë të vogël (më të vogël se 30 Mbps). Nga institucionet në nivel qendror, 81 institucione shfrytëzojnë internet me shpejtësi prej 30 Mbps deri në 100 Mbps dhe 941 institucione në nivel qendror shfrytëzojnë internet me shpejtësi prej 30 Mbps. Nga kjo analizë mund të përcaktojmë se ka nevojë të madhe për këtë projekt.
ANALIZA 3:
Në Analizën e 3-të është përfshirë teknologjia, e cila shfrytëzohet nga ana e institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror. Nga kjo analizë mund të vijmë në përfundim se 672 institucione shfrytëzojnë optikë si teknologji, 50 institucione shfrytëzojnë DOCSIS, 47 institucione shfrytëzojnë VDSL, 89 institucione shfrytëzojnë LTE dhe 1162 institucione shfrytëzojnë ADSL si teknologji, gjegjësisht kjo është 44% nga isntitucionet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Analiza 4:
Në Analizën e 4-të bëmë testimin e kompensimit mujor që institucionet publike në nivel lokal dhe qendror e paguajnë, në të cilën erdhëm në përfundim se pjesa më e madhe e institucioneve kanë kompensim mujor për përdorimin e internetit në rangun prej 1200 deri në 3000 denarë. 11% e institucioneve paguajnë mbi 9000 denarë, ndërsa vetëm 6% e institucioneve paguajnë më pak se 600 denarë në muaj.