NP “Radiodifuzioni Nacional” – Shkup, i bën pagesat e parakohshme të detyrimeve akontative gjithsej mujore për tatimin e fitimit për vitin 2020 në shumë prej 11.396.104 MKD.
Me këtë masë për shlyerjen e parakohshme të detyrimeve të saj për tatimin e fitimit, NP RDN-ja synon të sigurojë mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masave për mbrojtje dhe parandalim nga zgjerimi i Kovidit-19.
RDN-ja edhe më tej vazhdon të ofrojë shërbim 24/7 përmes transmetimit të kanaleve të TV-së dhe Radios të RTM-së, të cilat mundësojnë transmetimin me kohë të infromacioneve dhe paketave programore për popullatën në vend dhe jashtë saj.
NP RDN-ja u rekomandon qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtjen e shëndetit.