
- Pri 06, 2022
Më 01.03.2021 në hapësirat e NP “Radiodifuzioni Nacional” – Shkup, u mbajt mbledhje, në të cilën morën pjesë drejtorët e NP “Radiodifuzioni Nacional”, z. Festim Halili, Agjencia e Komunikimeve Elektronike, z. Jeton Akiku dhe Radioja Nacionale, z-nj. Ajten Vllasaku Mehmeti, si dhe persona teknikë, në të cilën u bisedua për disa çështje të rëndësisme si vijon:
- Mundësi teknike për ndarjen e frekuencave për realizimin e rrjetit të katërt për mbulimin nacional të pikave të NP “Radiodifuzioni Nacional”, për bartjen e servisëve të programeve të Radios Nacionale dhe të tjerëve të interesuar.
- Nevoja për futjen radios digjitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut si mundësi për sigurimin e radiofrekuencave të nevojshme. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për futjen e një teknologjie të re, është e nevojshme të sigurohet regulative ligjore të qartë, e cila përsëri kërkon ndryshime ligjore të caktuara dhe harmonizim, si dhe qasje koordinative dhe pjesëmarrje të të gjithë institucioneve relevante, të lidhura me këtë proces të rëndësishëm. Për këtë është caktuar mbledhje vijuese, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga NP “Radiodifuzioni Nacional”, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, Agjencia e Komunikimeve Elektronike, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Radiotelevizioni Nacional.
- Mundësitë për lidhjen e platformave GIS në NP “Radiodifuzioni Nacional” dhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, e gjitha me qëllim që të sigurohet këmbim i informacioneve të nevojshme dhe i të dhënave, të lidhura me zbatimin e Planit operativ nacional brodbend, i cili është edhe detyrim ligjor i NP “Radiodifuzioni Nacional”.