
- Maj 23, 2025
Konferenca MBT 2025 mbahet nga 21 deri më 23 maj 2025 në Opatija, Kroaci, nën organizimin e OIV – Odašiljači i veze. Kjo është ngjarja më e madhe vjetore rajonale e organizatave radiodifuzive dhe prodhuesve të pajisjeve, që shërben si një platformë e shkëlqyer për shkëmbim përvojash, ide dhe krijim të kontakteve afariste. Temat kryesore të konferencës:
1. Broadcasting – Resilient & Sustainable
- Me fokus në rolin e radiodifuzionit në promovimin e qëndrueshmërisë dhe uljen e gjurmës ekologjike gjatë shpërndarjes së përmbajtjeve.
2. Broadcasting and Emergency Communications - Hulumtim mbi rëndësinë e infrastrukturës së fortë të radiodifuzionit për sigurimin e komunikimit publik të besueshëm në situata emergjente dhe pasqyrim i arritjeve të fundit në komunikimet kritike.
3. Further Business Opportunities for BNOs - Analizë e potencialeve afariste për operatorët e rrjeteve të radiodifuzionit në peizazhin dixhital, me strategji për përshtatje ndaj përparimeve teknologjike.
4. Future of Content Delivery - Diskutim mbi të ardhmen e transmetimit, përfshirë DVB-I, UHD, HbbTV, 5G Broadcast, OTT dhe standarde të reja të kodimit.
Konferenca tradicionalisht tërheq ekspertë nga organizatat udhëheqëse të radiodifuzionit, kompani teknologjike dhe autoritete rregullatore nga rajoni dhe më gjerë.
Sesioni "Broadcasting – Resilient & Sustainable" hapi derën drejt së ardhmes.
Teknologji që ndjeshëm e reduktojnë konsumimin e energjisë u prezantuan nga emra udhëheqës në industri — nga Tredess te GatesAir. Kalimi nga FM në transmetim DAB, sipas ekspertëve, nuk është vetëm avancim teknologjik, por një hap thelbësor drejt uljes së emetimeve të CO₂ dhe kostove operative.
Bernd Mühlhaus nga Ceragon Networks prezantoi konceptin e rrjeteve private pa tela me rezistencë të ngjashme me fibrën optike – një vizion që po riformëson infrastrukturën e komunikimeve publike.
Në të gjitha sesionet u theksua i njëjti qëllim: si të krijohet një ekosistem dixhital inteligjent, i qëndrueshëm dhe i sigurt. Zgjidhjet e prezantuara nuk janë e ardhme e largët – ato janë realitet që po na afrohet me hapa të shpejtë.
Për Radiodifuzionin Nacional dhe operatorët e tjerë publikë të rajonit, kjo nuk është vetëm konferencë. Kjo është një manifest për të ardhmen. E ajo e ardhme fillon me vendime që sot kursejnë energji, e nesër mbrojnë shoqërinë.