
- Maj 20, 2022
📌 NP “Radiodifuzioni Nacional” më 17-18 maj 2022, mori pjesë në Konferencën rregullatore ndërkombëtare: SFIDAT DREJT SHOQËRISË GIGABIT, të organizuar nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike.
Sesionet e kësaj konference:
o Sesioni 1: Sfidat rregullatore
o Sesioni 2: 5G
o Sesioni 3: Siguria kibernetike
o Sesioni 4: Broadbend
NP RDN-ja në këtë konferencë ka prezantuar në sesionin e 4-të për Broadbendin me temë: “Ndërtimi dhe zhvillimi i rrjetit nacional të transportit me fibra optike”.
✅ Një pjesë e këtij prezantimi ishte për përdorimin e infrastrukturës ekzistuese të fibrave optike, të ndërtuara me mjete publike, si pjesë e Planit operativ nacional Broadbend, ndërsa fokusi ishte në #Kapacitetet e lira të fibrave optike.
✅ #Lokacione për Wi-Fi falas të destinacioneve dhe atraksioneve turistike në tërë vendin, për të cilën Qeveria e RMV-së më 8 mars 2022, në seancën e njëzet e tretë, e miratoi raportin dhe e pranoi listën e lokacioneve për Wi-Fi falas të destinacioneve dhe atraksioneve turistike në tërë shtetin, me gjithsej 376 lokacione
Në konferencën ndërkombëtare ato u prezantuan para trupit rregullator dhe operatorëve komercialë të internetit.
U potencua se zhvillimi dhe zbatimi i #PNOB-së e bazuar në agjendën digjitale të Bashkimit Europian, janë posaçërisht të rëndësishme në procesin e transformimit digjital në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
#RadiodifuzionoNacional
#IRC2022
#Broadbend