
Të nderuar,
Njësia e furnizimeve publike e NP “Radiodifuzion Nacional” – Shkup, gjatë publikimit të Evidencës kuartale për furnizime nën pragun e lejuar dhe shërbime të posaçme për periudhën 1.10.2021 deri më 31.12.2021, në zërin e paketave të vitit të ri është bërë gabim pa qëllim në vlerën e kontratave të lidhura me TVSh.
Për atë qëllim është bërë korigjim në Evidencën kuartale për furnizime nën pragun e lejuar dhe shërbime të posaçme për periudhën 1.10.2021 deri më 31.12.2021, në të cilën është futur vlera e mjeteve të shpenzuara reale në shumë prej 80.900,00 den.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt!
NP “Radiodifuzioni Nacional”
Njësia e furnizimeve publike