
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela, priti ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Radiodifuzioni Nacional” – Shkup, z. Endrin Kadriu.
Në këtë takim u diskutuan disa aspekte që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e ndërmarrjes publike që kryen veprimtari me interes publik, në fushën e komunikimeve elektronike.
Drejtori Kadriu e falënderoi për mundësinë e takimit dhe ndihmën në sqarimin e çështjeve të caktuara që dalin nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Nga ana tjetër, drejtori Sela, ofroi mbështetje të plotë në fushën e shkëmbimit të mendimeve, konsultimeve të ekspertëve, si dhe përkthimit dhe korrigjimit të akteve të përgjithshme, formularëve të ndërmarrjes publike, me kapacitetin kolektiv në dispozicion të AZGj-së.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan, se takime të tilla, kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit në interes të zbatimit të plotë dhe konsekuent të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.