
“Radiodifuzioni Nacional”më 13-14.9.2021 mori pjesë në Forumin e Energjetikës e Maqedonisë 2021 (MEF’21 – Mapping the Energy Future).
Disa nga diskutimet e panelit më të rëndësishme në këtë forum janë:
Kontributi i Ballkanit Perëndimor për kontratën “e gjelbër” të BE-së.
Qasja gjithpërfshirëse për tranzicionin e energjisë së pastër
Zhvillimi i ardhshëm i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rajon.
Financat “e gjelbra” dhe instrumentet në dispozicion për financim.
Zhvillimi për zbatimin e #energjisë së gjelbër e ripërtëritshme është një nga metodat për #Qëndrueshmërinë e madhe edhe në kornizat e Ndërmarrjes sonë Publike.
Prandaj, në mënyrë aktive kërkojmë metoda për teknologji inovative të cilat mund të zbatohen në kuadër të NP “Radiodifuzioni Nacional”.