
Sipas pikes 1.9 të Planit broadbend operativ nacional – hartëzimi i institucioneve publike dhe komunave, NP“Radiodifuzioni Nacional”, siguroi platformën GIS për hartëzimin e:
- Lista e institucioneve publike (të grupuar sipas llojit dhe vendit), të cilat do të lidhen në nyjet e rrjetave në RrNTFO-në.
- Lista e institucioneve që biejnë nën komunat
Lista e institucioneve përbëhet nga: insitucione arsimore (shkolla, universitete, biblioteka, qendra hulumtuese), institucione shëndetësore (spitale, ambulanta, shtëpi shëndetësore), ministri, gjykata dhe organe dhe trupa shtetërorë të tjerë. Në këtë listë e morëm parasysh lidhjen ekzistuese dhe të planifikuar të institucioneve, të ndërtuara me mjete publike. Lista e institucioneve publike përbëhet nga gjithsej 1359 institucione, ndërsa lista e komunave përbëhet nga gjithsej 81 komuna me 1164 institucione që janë nën komunat. Për të gjithë këto lokacione ka informacion për: emrin e institucionit, vendit, shifra e objektit, adresa, komuna, shifra e komunës, koordinatat GPS në formatin DD. Për ti marrë këto informacione, ekipi i NP RDN-së i zbatoi aktivitetet vijuese:
- Dërgimi i letrave nga MShIA-ja (Ministri)
- Dërgimi i mesazheve elektronike
- Thirrjet telefonike
- Dërgimi përsëri i letrave/shkresave për dorëzimin e të dhënave shtesë
- Vizita direkte të komunave dhe institucionve publike (mbi 5%)
- Shpjegimi shtesë për plotësimin e tabelave
- Përpunimi dhe analiza e tabelave
- Futja e të dhënave në platformën GIS