
Sot, më 10.5.2021, drejtori i NP “Radiodifuzioni Nacional”, dr. Festim Halili, realizoi takime me drejtorin e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, z. Jeton Akiku.
Në takimin e sotëm temë e diskutimit ishte kordinimi dhe sistematizimi i aktiviteteve në interes të qytetarëve dhe fushave të përbashkëta të dy institucioneve tona.
Agjenda digjitale europiane për Ballkanin Perëndimor është bërthama për lehtësimin e jetës së qytetarëve, e cila bazohet në:
- Investimet në lidhjen e rrjetit brodbend (përfshirje e gjerë)
- Rritja e sigurisë kibernetike dhe automatizimi i indrustisë
- Përforcimi i ekonomisë digjitale dhe sociale
- Përparimi dhe nxitja e hulumtimeve dhe e inovacioneve.