
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Radiodifuzioni Nacional” i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Admirim Aliti, mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Radiodifuzionit (IBC), i njohur si kongresi më me ndikim në botë në fushën e radiodifuzionit. IBC-ja është trup i pavarur në pronësi të gjashtë trupave partnerë: IABM, IEEE, IET, RTS, SCTE dhe SMPTE, me staf profesional, i cili punon në dhënien e përvojës ekskluzive në IBC. Këtë vit Kongresi Ndërkombëtar i Radiodifuzionit (IBC) u mbajt më 13-17 shtator në Qendrën e Kongresit RAI në Amsterdam, Holandë. Gjatë kohës së kongresit, drejtori mbajti disa takime me kompani udhëheqëse të fushës së komunikimeve, siç janë: Gates Air (kompani amerikane), Jampro (kompani amerikane), Media Kind (ish- Ericsson, kompani angleze), Kybio Media (kompani franceze), Kinow (kompani franceze) etj. Takim u mbajt edhe me Shoqatën WorldDab, me seli në Londër. Në këtë udhëtim zyrtar drejtori ishte i shoqëruar me inxhinierët e infrastrukturës, Branko Peshevski dhe Egzon Mustafa.