
Më 4 dhe 5 prill 2019 anëtarët e Bashkimit Radiodifuziv Europian (BRE) janë mbledhur në selinë e Radios së Polonisë në Varshavë, për punëtorinë rajonale për transformim digjital.
Rajoni u prezantua nga anëtarët e Letonisë (Radioja e Letonisë), Lituanisë (RTL), Maqedonisë së Veriut (RDN), Moldavisë (TRM), Romanisë (Radioja e Romanisë) dhe Polonia me përfaqësuesit e Radios së Polonisë dhe Televizionit të Polonisë.
Përfaqësuesit e NP "Radiodifuzioni Nacional" ishin drejtori i Radiodifuzionit Nacional mr. Admirim Aliti dhe këshilltari – Imer Dalipi.
Secili anëtar prezantoi gjendjen aktuale të organizatave të tyre, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballen. Temat e diskutuara ishin: digjitalizimi i arkivave, eksplorimi i risive digjitale (si DAB+, podkastet dhe transmetimet e drejtpërdrejta), ristrukturimi i organizatave të tyre për të qenë më të afta për ndryshim dhe të tjera.