
Bashkimi Radiodifuziv Europian (BRE) ishte mikpritës i ngjarjes vijuese të quajtuar “Zëri i mediave për shërbimet publike” në zyrat e tij në Bruksel më 28 mars 2019. Drejtori i NP “Radiodifuzioni Nacional” (RDN), mr. Admirim Aliti, si përfaqësues i RDN-së kishte rastin të takohet dhe të diskutojë me zëvendësdrejtorin gjeneral të Komisionit Europian, Sixtine Bouyges dhe drejtoreshën e komunikimit të BRE-së, Michelle Roverelli. Temat kryesore të konferencës ishin: Sfida për komunikimin europian;
Mjetet dhe teknikat për angazhimin e palëve të prekura në Bruksel;
Zgjedhjet e ardhshme europiane dhe mediat sociale strategjike rreth debatit të Eurovizionit të BRE-së;
Rëndësia vitale e shkrimit mediatik;
RSM-ja dhe dallimi gjinor;
Trezantimi i pjesëmarrësve dhe tema të tjera të rëndësishme për medieat për shërbime publike.
Në konferencë kishte menaxherë të lartë të institucioneve prestigjioze, siç janë: Deutsche Welle, RTE, RTBF, Yle etj.