
- Maj 22, 2025
Në kuadër të konferencës së sivjetshme të Asociacionit MBT, e organizuar nga OIV Kroacia dhe e mbajtur në Opatija nga 21 deri më 24 maj, Republika e Maqedonisë së Veriut mori një ftesë zyrtare për t’iu bashkuar kësaj platforme të rëndësishme rajonale.
Kryetari i Asociacionit MBT, z. Mihael Jančić, me kënaqësi të veçantë e drejtoi ftesën ndaj delegacionit të Maqedonisë së Veriut, e cila u pranua solemnisht nga drejtori i NP “Radiodifuzionit Nacional”, z. Jusuf Sopi. Me këtë, ndërmarrja jonë publike bëhet anëtari më i ri zyrtar i Asociacionit.
Drejtori i OIV Kroacia, z. Mate Botiça, e përshëndeti këtë vendim dhe shprehu bindjen për një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm në periudhën që vjen.
Anëtarësimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në përkushtimin strategjik të drejtorit Sopi për avancimin e rolit të Radiodifuzionit Maqedonas dhe lidhjen me institucione të ngjashme në Ballkan. Kjo e konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim rajonal, zhvillim digjital dhe partneritet profesional.
Vlen të kujtojmë se pikërisht në Maqedoni është mbajtur takimi i parë i operatorëve rajonalë, i cili u inicua nga institucioni ynë. Kjo iniciativë u shndërrua në ide për themelimin e Asociacionit MBT – proces që sot rezulton me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në familjen e radiodifuzerëve publikë të rajonit, aty ku edhe i takojmë.
Theksojmë posaçërisht komunikimin e shkëlqyeshëm dhe bashkëpunimin e deritanishëm me OIV Kroacia, si dhe mundësitë për projekte të reja me anëtarët tjerë të Asociacionit MBT.