
- Në seancën e sotme të Qeverisë u miratua informacioni për sigurimin e internetit Wi-Fi falas shtetëror të hapësirave publike të hapura.
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për sigurimin e internetit Wi-Fi falas shtetëror të sipërfaqeve publike të hapura, si pjesë e Programit të punës së qeverisë. Për realizimin e këtij programi qeveria dha rekomandim Ndërmarrjen Publike “Radiodifuzioni Nacional” – Shkup, si bartës i realizimit të projektit “sigurimi internetit Wi-Fi falas shtetëror të sipërfaqeve publike të lokacioneve me interes për turistët nga ana e operatorëve të telekomunikacionit deri në fund të vitit 2021 në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencinë e Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit dhe vetëqeverisjet lokale, të përgatitë dhe dorëzojë propozim listë të lokacioneve për sigurimin e Wi-Fi-së falas shtetërore, për tërë territorin e shtetit, për marrjen e pëlqimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me rekomandimet për sigurimin e Wi-Fi-së falas shtetërore të sipërfaqeve publike të hapura.
- Qasja në internet sot është nevojë themelore pa të cilën nuk mundemi ta mendojmë punën, argëtimin dhe kulturën. E ardhmja e komunikimeve elektronike është në shërbimet e reja të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me qasjen në internet.
- Qasja falas në Wi-Fi është shërbim i vlefshëm për të gjithë qytetarët, por edhe për turistët e huaj, të cilat çdoherë kanë qasje në internet.
- Interneti Wi-Fi falas shtetëror duhet të sigurohet në dy lloje lokacionesh: në lokacionet me interes për turistët dhe në lokacionet e atyre vendeve, të cilat bien në të ashtuquajturat “zona të bardha”.
- Sigurimi i internetit Wi-Fi falas shtetëror të hapësirave publike është në pjatim me Programin qeverisës për punë për periudhën 2020-2024 dhe Planin operativ nacional për zgjerimin e internetit.