
- Pri 06, 2022
NP RDN-ja me sukses e futi sistemin DAB+, i cili është i aftë t’i përmbushë nevojat e tanishme dhe të ardhshme të NP RDN, si dhe të mundësojë futjen e shërbimeve të reja, të cilat do të dalin me procesin e digjitalizimit në radiodifuzion.
DAB – Digital audio broadcasting është standard i radios digjitale për transmetimin e shërbimeve audio radio digjitale, e cila shfrytëzohet në shumë vende të botës. Me fillimin e ndërtimit të rrjetit DAB+ në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurohet:
- radio sinjal digjital cilësor dhe mundësi për shfrytëzimin e shërbimeve shtesë që do të mundësojnë këtë teknologji bashkëkohore;
- zbatimi i DAB+ do të thotë plotësimi dhe vëzhgimi i konkluzave të Konferencës së Gjenevës për Futjen e Radios Digjitale. Kjo do të thotë afrim i RMV-së drejt standardeve europiane në fushën e radiokomunikimeve;
- lirimi i një numri serioz të frekuencave analoge dhe mundësia për zbatimin e tyre për shërbime të tjera;
- me zbatimin e DAB+ dhe shkëputjen e teknikës analoge dukshëm do të zvogëlohet shpenzimi i energjisë elektrike (përmes 50% nga shpenzuesi i deritanishëm i energjisë elektrike);
- me futjen e këtij rrjeti jepen parakushte për punën komerciale të NP RDN-së në pajtim me ndryshimet e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Themelimit të NP “Radiodifuzioni Nacional”, gjithashtu edhe stabilitet më i madh financiar të vetë ndërmarrjes;
- me realizimin e projektit “digjitalizimi i NP RDN-së” do të mundësoheshin transmetime cilësore të ngjarjeve të rëndësishme dhe transmetimi i programeve me shumë efekte më të mira audio dhe vizuale.