
Më 28 maj 2021, NP “Radiodifuzioni Nacional” (NP RDN) inicioi dhe zhvilloi një takim koordinues pune me Zyrën Nacionale për Kompetencën e Brodbendit (ZNKB), ku u diskutuan disa çështje që dalin nga Plani nacional operacional i brodbendit (PNOB).
Në fillim të takimit, përfaqësues të NP RDN bënë një prezantim të të dhënave të nevojshme për analizën e gjendjes së infrastrukturës optike të ndërtuar me fonde publike, të dërguara nga institucionet e tjera.
Në takim u diskutua për procesin e përfunduar me sukses të hartëzimit të institucioneve publike dhe komunave, më pas përfundimi i hartëzimit të pikave Wi-Fi falas, futja e të gjitha të dhënave të nevojshme në platformën GIS të NP RDN-së, si dhe shkëmbimi i ideve dhe pikëpamjeve për zbatimi efektiv dhe efikas në fazat e ardhshme të PNOB-së.
Kryetari i ZNKB-së, Dimitar Bukovalov, vlerësoi se mbajtja e takimeve koordinuese ndërmjet ZNBK-së si organ ekspert këshillëdhënës, NP RDN-së si operator publik që do të ndërtojë dhe mirëmbajë Rrjetin Optik Nacional të Transportit (RrONT), Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe institucioneve të tjera me një rol të përcaktuar në PNOB-në është i një rëndësie të jashtëzakonshme për suksesin e zbatimit të PNOB-së.
Ai theksoi se ajo që është bërë deri më tani tregon se NP “Radiodifuzioni Nacional” ka kapacitet për të zbatuar aktivitetet dhe obligimet që dalin nga PNOB-ja dhe theksoi se të dhënat për pikat Wi-Fi, zonat e bardha etj. duhet të publikohen në ueb faqen e NP RDN-së.