
Sot më 28.2.2020, në hapësirat e NP “Radiodifuzioni Nacional”u mbajt mbledhje nga ana e Menaxhmentit të NP RDN-së dhe ekipit të NP RDN-së, të cilën e përbëjnë: Imer Dalipi, Maja Korunoska, Aleksandra Mitrevska, Sevime Xhemaili, Vjollca Shemshi dhe Alban Sinani me Zyrën Nacionale për Kompetencën e Brodbendit (ZNBK) dhe me anëtarët e MShIA-së dhe Ministrinë e Transportit dhe të Lidhjeve, me qëllim që të prezantohen infromacioneve të mbledhura me induksion, ndërsa në lidhje me hartëzimin e institucioneve publike dhe komunave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Temë e diskutimit ishin aktivitetet, të cilat NP RDN-ja i ka bërë për mbledhjen e këtyre informacioneve, analiza e informacioneve të deritanishme, të cilat ekipi i NP RDN-së i ka mbledhur nga institucionet publike dhe komunat dhe propozimi i lokacioneve për qasje falas në internetin Wi-Fi.
Në kohën e prezantimit u zhvillua një diskutim relevant lidhur me pikat Wi-Fi të identifukuara nga institucionet. Diskutimi i përfshiu pyetjet për mënyrën me të cilën u identifikuan pikat e Wi-Fi-së, parametrat të cilat do ta mundësojnë vendosjen e drejtimeve dhe kritereve për revidimin e pikave të Wi-Fisë të propozuara, si dhe diskutimi për kapacitetin e aktivitetit projektues që t’i përgjigjet propozimeve të dhëna dhe mënyra e përballimit në rast të tejkalimit të mundësive të projektit.
Ky diskutim rezultoi edhe me propozimin e kryetarit të ZNBK-së për qasjen fazore drejt realizimit të aktivitetit projektues të ZNBK-së.
Pika 1.9 e PONB-së është ende në rrjedhë dhe së bashku me sugjerimet e ZNBK-së do të finalizohet në hapat e mëtejmë, të cilat do të jenë bazë për zbatimin e Studimit të fizibilitetit të RrONT-së.